28 Prill 2024

Rrahmani dhe Belēvičs bisedojnë për bashkëpunimin ne shëndetësi

Prishtinë, 24 qershor - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Imet Rrahmani, me bashkëpunëtorë, priti sot Ministrin e Shëndetësisë të Republikës së Letonisë, Dr. Guntis Belēvičs, i cili do të zhvillojë një vizitë zyrtare tre ditore në Kosovë.

Në takimin midis dy ministrave u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë midis dy shteteve me popullatë afërsisht të barabartë dhe me GDP afërisht të njëjtë për shëndetësinë.

Në këtë aspekt, është biseduar për mundësinë e bashkëpunimit në fushën e ngritjes së sigurimeve shëndetësore, edukimit të vazhduar profesional të profesionistëve shëndetësor , sëmundjet ngjitëse dhe çështje të tjera me interes.

Ministri Rrahmani e ka njoftuar homologun e tij letonez me reformat e filluara në shëndetësinë Kosovare, përparimet në sektorë të caktuar të shëndetësisë, pore dhe sfidat dhe vështirësitë në segmente të tjera.

“Si dy vende me numër afërisht të njëjtë të popullsisë, problem afërisht të njëjta, ne dhe Letonia mund të mësojmë nga përvojat e njëri-tjetrit”, tha Ministri Rrahmani gjatë takimit me homologun e tij letonez.

Nga ana e tij, ministri Guntis Belēvičs ka shprehur interesim për sistemin shëndetësor në Kosovë në veçanti për financimin e sistemit, sëmundjet ngjitëse, mënyrën e qeverisjes në shëndetësi, etj.

Ai ka thënë se duke qenë që të dy vendet janë shtete që janë pavarësuar para disa vitesh, kanë shumë çështje të cilat mund t’i adresojnë në mënyrë të njëjtë.

Me qëllim të bashkëpunimit konkret, në takim është propozuar hartimi i një draft Marrëveshje bashkëpunimi, e cila pas finalizimit do t’i hap rrugë bashkëpunimit konkret midis dy shteteve në shëndetësi.

Pas takimit në Kabinetin e Ministrit Rrahmani të dy ministrat i janë përgjigjur interesimit të mediave në një konferencë për media, ndërkohë që në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, Ministri i Shëndetësisë i Letonisë do të vizitoi Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku do të pritet nga drejtori i SHSKUK-së , dr. Curr Gjocaj dhe do ta vizitojë Klinikën e Onkologjisë; qendrat për mjekësi fizikale dhe rehabilitim në Kllokot dhe do të takojë edhe kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Kurse, në ditën e tretë të vizitës, pas një takimi pune që do ta ketë me Ministrin Rrahmani, ministri letonez i Shëndetësisë, do të ketë disa vizita edhe në disa institucione si Muzeu Etnologjik  dhe Muzeu Kombëtar i Kosovës, për të përmbyllur vizitën e tij në Kosovë me një vizitë prodhuesit vendor farmaceutik “Trepharm”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)