05 Maj 2024

Rotary klubi ndihmon QKUK-në me paisje dhe material

Prishtinë, 28 qershor - Sot, është  bërë dorëzim-pranimi  i  donacionit me shtretër, material shpenzues dhe karroca invalidore  i dhuruar  nga  Rotary International, përmes Rotary Klubit Prishtina dhe klubeve tjera rotary në Kosovë.

Dr. Mazllum Belegum, përfaqësues i Rotary Klubit, tha se anëtarët e Distriktit 1290 nga Britania  e  Madhe kanë blerë këtë donacion për QKUK, në vlerë mbi 27.000 funta zvicerane.  “Të gjitha pajisjet  janë për përdorim, ne falënderojmë atyre për punë e bërë dhe për përkushtimin e tyre”.

Sipas tij, ky projekt është iniciuar nga  Rotary klubi Prishtina në bashkëpunim me rotray klubet nga gjithë Kosova.

Dr. Nijazi Gashi, Drejtor Ekzekutiv i QKUK-së, tha se të gjitha mjetet e donacionit  janë të përdorshme,  me ateste të përdorimit. 

“Mjete e donacionit janë të atestuara dhe mund të hynë në përdorim, karrocat janë të nevojshme  për pediatri emergjente dhe emergjencë  ku ka shumë  pacientë me nevojë”, tha ai.

Dr. Rina Limani, kryetare e komisionit për donacione në QKUK tha se pas kontakteve që ka pasur me rotary klub është arritur të sigurohet ky donacion që është i mirëseardhur për QKUK.  

“Në të ka shtretër,  karroca, material shpenzues, QKUK  ka nevojë për donacione andaj   apelojë tek at që kanë mundësi të ndihmojnë atë,  për të pasur shërbime më cilësore”.

Drejtori i QKUK-së, ka formuar komision për regjistrim të donacionit i cili më pas do të shpërndahet për klinikat që kanë nevoja më të mëdha. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)