03 Maj 2024

Rotarianët dhuruan gjak

Prishtinë, 11 qershor - Në kuadër të javës për dhurimin e gjakut, sot këtij aksioni ju bashkuan edhe klubet e rotarianeve dhe rotarakeve të Kosovës.

Këto Klube në të njëtën kohë në të gjithë Kosovën  përnjëher, në Klinikat e Transfuzuinit të gjakut, në Qytetet e tyre, dhuruan gjakë me mesazhin “Edhe ti mund të bësh një ndryshim jetësor në disa sekonda”

Sipas dhuruesëve të gjakut ky gjest human kishte për qëllim jo vetëm shpëtimin e jetës së përsonave në nëvojë për gjak por edhe ndërgjegjësim e qytetarëve të Kosovës për të dhuruar gjak.

Me këtë rast Presidenti i Rotary Club Prishtina, Z. Ekrem Tahiri, theksoi se “Përmes këtij gjesti rotariantët dëshirojën të inkurajojnë edhe qytertarët e tjerë që të dhurojnë gjak sepse më këtë mund të ndiohmojnë njerëzit me nevoj dhe te shpetojne jete”.

Gjithashtu z. Tahiri bëri thirrje për ndihmë i cili tha “Me këtë rast kisha ftuar të gjithë ata që kanë mundësi të vijnë në Qendrën e Transfuzuinit të gjakut dhe të dhurojnë gjakë“.

Ndërkaq, prof dr. Mazllum Belegu, nga këshilli i Rotary Klubeve të Kosovës, fëlënderoi  Rotarianët dhe Rotaraktët që ju bashkuan këtij aksioni për dhurimin e gjakut dhe ndër tjerash tha “Nuk ka ndihmesë më të mirë sesa dhurimi i gjakut, andaj edhe ky gjest i juaji sot na bën të ndihemi krenar sepse përveq tjerash nuk po kurseni as vetën tuaj vetëm për të ndihmuar të tjerët.

“Le të jetë ky një shmebull për të tjerët përfundoi” z. Belegu

Anëtarët nga 11 Klube rotariane në Kosovë: RC Peja, RC Prishtina, RC Dardania, RC prishtina international, RC Ferizaj, RC Gjakova, RC prizren, RC gjilan, RC Viti, RC Gjakova Çabrati, RC Mitrovica, ishin klubet që ju bashkuan këtij aksioni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)