02 Maj 2024

Rikthehet Ebola në Siera Leone

Fritaun, 23 qershor - Dy raste të reja me virusin Ebola janë regjistruar në kryeqytetin e Siera Leones, Fritaun, edhe pse është menduar se qyteti është pastruar nga sëmundja.

Zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se ka frikë për infeksione të mëtejshme, pasi rastet e reja janë shënuar në një zonë të varfër dhe me popullsi të dendur.

Qendra Kombëtare për Përgjigje ndaj Ebolës ka thënë se është e shqetësuar sepse të gjitha objektet e izolimit në Fritaun janë mbyllur.

Afrika Perëndimore po rimëkëmbet nga shpërthimi më vdekjeprurës i Ebolës në histori.

Mbi 11,000 njerëz kanë vdekur qysh nga dhjetori i vitit 2013.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)