01 Maj 2024

Reforma shëndetësor parandalon migrimin e punëtorëve shëndetësor

Prishtinë, 3 qershor - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Ferid Agani morri pjesë sot në hapjen e Konferencës Rajonale të organizuar nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), me temën: “Migrimi i punëtorëve shëndetësor”.

Ministri  Agani tha se bashkëpunimi mes MSh-së dhe FSSHK-së me një vizion dhe mision, ka qenë faktor i rëndësishëm për reformën shëndetësore, e cila siguron cilësi në shërbimet shëndetësore, por edhe kushte më të mira për profesionistët shëndetësor.

“Para vitit 2010, profesionistët shëndetësor kanë qenë të degraduar dhe si pasojë e këtij degradimi janë orientuar në sektorin privat dhe në migrim jashtë vendit. Nga viti 2010 e këtej është bërë një lëvizje pozitive në krahasim me gjendjen paraprake por, natyrisht se mbetet edhe shumë për t’u bërë për t’iu ofruar nivelit të vendeve të BE-së”, tha Agani.

“Deri në vitin 2011 përpjekjet për reformë në shëndetësi kanë qenë të ngathëta, por tani me punën tonë të përkushtuar gjatë tri viteve, kemi një program të reformës në shëndetësi,  që ka arritur të miratohet. Kjo reformë për bazë ka katër ligje kryesore, Ligjin e Shëndetësisë, Ligjin e Sigurimeve shëndetësore, Ligjin e Produkteve dhe Pajisjeve Medicinave dhe Ligjin e Odave të Profesionistëve shëndetësorë, pa e llogaritur Ligjin për Kontrollin e Duhanit që nuk është i lidhur direkt me interesin e profesionistëve shëndetësorë”, shtoi ministri Agani

Ministri Agani  ndër të tjera tha se “reforma shëndetësore  ka bërë që donatorët për shëndetësinë të kthejnë vëmendjen nga vendi ynë, dhe të mbështesin fuqishëm shëndetësinë kosovare me donacione me vlera të mëdha, ky fakt është një arsye se me fillimin e zbatimit të reformës në shëndetësi do të bëhet përmirësimi në shëndetësi, e sidomos i kushteve për profesionistët shëndetësor në mënyrë që atyre t’u kthehet dinjitetet dhe respekti që e meritojnë”.

Ministri Agani njoftoi të pranishmit se është bërë mjaft në avancimin e kuadrove profesionale, duke ndarë një numër të madh të specializimeve dhe punësimeve të profesionistëve shëndetësorë. 

Kryetari i FSSHK-së, dr. Blerim Syla, në fjalim hapës të Konferencës tha se “qëllimi i kësaj konference është parandalimi i migrimit të profesionistëve shëndetësorë, misioni i FSSHK-së është mbrojtja e profesionistit shëndetësor, dhe për ne migrimi është një shqetësim i madh, ky rrezik na kanoset duke e pas parasysh kërkesat për profesionistë shëndetësorë nga vendet më të zhvilluara të botës, andaj ne së bashku me qeverinë në këtë rast me ministrit gjegjëse duhet të punojmë në gjetjen e një rruge të zvogëlimit të migrimit të profesionistëve shëndetësor”.

Në konferencë po marrin pjesë përfaqësues të organizatave shëndetësore ndërkombëtare dhe të vendeve të rajonit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)