01 Nëntor 2024

QMF në Lagjen Vreshta bëhet me shërbime stomatologjike

Prishtinë, 13 janar - Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në vazhdën e përmirësimit të kushteve për ofrimin e shërbimeve shëndetesore dhe zgjerimit të kapaciteteve të shërbimeve stomatologjike, këtë vit përveç zgjerimit të shërbimit në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dardani ka funksionalizuar shërbimin stomatologjik edhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare Vreshta, si rezultat i kërkesave të qyetarëve për shërbimet stomatologjike si një prej shërbimeve më të nevojshme.

Shërbimi stomatologjik në kuadër të QKMF – së ka përmbyllur vitin e kaluar me furnizimin me pajisje bashkëkohore stomatologjike, duke përfshirë 4 karriga stomatologjike për shkak të amortizimit dhe vjetërsisë së tyre, aparatin RO - digital, fusiodispanser, dhe paisje të shumta përcjellëse për punë të cilësisë së lartë, duke bërë kështu që shërbimet të jenë më cilësore, njëkohsisht punëtorëve shëndetësorë t\'iu mundësohet lehtësim në përcaktim të diagnozës dhe ecurise së mjekimit.

Njëkohësisht, këtë vit shërbimi stomatologjik në QKMF, ka ngritur nivelin e kontrollit të sterilizimit të instrumenteve dhe paisjeve stomatologjike, duke u pajisur me aparaturë dhe paisje më bashkëkohore për kontroll të sterilizimit.

Shërbimi stomatologjik është në fazën përmbyllëse të funksionalizimit të shërbimit diagnostikues edhe në QMF në  rrugë Xhemajl Ibishi, që pritet së shpejti të filloj punën.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)