02 Maj 2024

QKUK trajtoi profesionalisht foshnjat e apostrofuara nga mediet

Prishtinë, 25 shtator - Kolegjiumi Profesional i Klinikës së Pediatrisë së QKUK-së, sqaron opinionin në lidhje me trajtimin e dy foshnjave binjake, 3-muajshe, në kuadër të kësaj klinike.

Foshnjat An. R dhe Ar. R nga fshati Lubovec i Komunës së Skenderajt, të lindura me datën 15.06.2014, për herë të parë janë paraqitur në Klinikën e Pediatrisë së QKUK, me datën 28.08.2014, me peshë të An. R, 1700 gram dhe Ar. R, me peshë 1550 gram, ato janë pranuar në Klinikë për shkak të pamjaftueshmërisë së ushqyerjes dhe problemeve të vogla shëndetësore. Foshnjat u trajtuan në Repartin e Kujdesit Intensiv deri më 09.09.2014 dhe ishin lëshuar me peshë trupore 2400 gramësh.

Më datë 15.09.2014, babai i foshnjës ka sjellë foshnjën An. R sërish në Klinikë, për shkak të ënjtjes së kokës. Fëmija ka diagnozat: Fractura pariatalis bill, Haemorahaghia intracerebralis pars frontalis post contusive. Hypotrphoi gr. I, Anemia, PFO multiplex.

Diagnozat e lartpërmendura janë vendosur në bazë të Kraniogramit dhe CT-së së kokës.

Foshnja për momentin është mirë dhe vazhdimisht ka përmirësime, planifikohet të kryhet edhe një CT kontrolluese e kokës.

Më datën 16 shtator, stafi i Klinikës së Pediatrisë, pas ekzaminimeve vënë dyshimin se ndaj fëmijës është ushtruar dhunë dhe të nesërmen lajmërohet Qendra për Punë Sociale, në mënyrë që të bëhet zgjidhja dhe fëmija të mos u dorëzohet prindërve, meqë stafi kishte informatën se familja kishte status të ngarkuar social.

Stafi ishte informuar se foshnja tjetër Ar. R , kishte vdekur me datën 15.09.2014 në shtëpi. Pas gjithë kësaj situate, Qendra për Punë Sociale, i sugjeron stafit të Klinikës së Pediatrisë që rasti të paraqitet në polici, kurse stafi menjëherë vepron sipas rekomandimit të tyre.

Është e paqëndrueshme dhe pa pranueshme të akuzohet stafi i Klinikës së Pediatrisë, derisa organet e hetuesisë kanë konstatuar se vdekja e foshnjës kishte ardhur pas dhunës së ushtruar nga familja. Trajtimi në klinikë ka qenë profesional dhe është bazuar në protokollet e punës së klinikës. Klinika posedon gjithë dokumentacionin e trajtimit të foshnjave, dokumentacion ky që kanë qasje të plotë organet kompetente.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)