02 Maj 2024

QKUK shënon 14 vjetorin e rikthimit në punë

Prishtinë, 20 qershor - Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është shënuar 14-vjetori i rikthimit në punë të punëtorëve shëndetësorë.

Me këtë rast, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Dr. Ferid Agani, tha  se  20 qershori është ditë e shënuar për shëndetësinë e Kosovës, ku përpjekjet e vazhdueshme dhe kontributi i punëtorëve shëndetësorë ka qenë i pamohueshëm.

Ai vlerësoi lartë kontributin e dhënë nga punëtorët shëndetësorë para dhe pas çlirimit në situata të ndryshme.

Me këtë rast ai përmendi kontributin e dhënë nga mjekët dhe punëtorët e tjerë shëndetësorë që u  vranë duke ofruar shërbime shëndetësore për popullatën, si rasti i Dr. Shpëtim Robaj, Dr. Lec Gradica dhe të tjerët.

 Sipas tij,  punëtorët shëndetësorë kanë qenë aktiv  dhe vital edhe në robëri në situata të ndryshme, qoftë përmes ofrimit të shërbimeve shëndetësore në formë të organizuar përmes Shoqatës “Nënë Tereza”, apo edhe formave tjera të organizimit.

“Unë kam marrë një propozim nga drejtori ekzekutiv i QKUK-së, që 20 Qershori të shpallet Dita e Shëndetësisë Kosovare, natyrisht se kjo është vetëm një ide dhe iniciativë, kjo do të diskutohet dhe debatohet dhe më pas duhet të kalojë për miratim edhe në Qeveri”, theksoi Ministri Agani.

Ai tha se pas fillimit të zbatimit të Ligjit të Shëndetësisë ka filluar reformimi i sistemit shëndetësorë, duke shtuar se në procedurë është edhe miratimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore, i cili do ta kompletoi reformën. 

Dr. Agani falënderoi gjithë punëtorët shëndetësorë që edhe në kushte lufte dhe të robërisë dhanë kontributin e tyre për përmirësim të gjendjen në shëndetësi.

Në anën tjetër dr. Nijazi Gashi, drejtor ekzekutiv i QKUK-së, bëri një kronologji të ngjarjeve në shëndetësi.  “ Është ditë e veçantë për gjithë shëndetësinë e Kosovës, kemi kaluar në një periudhë të  rëndë, por të lavdishme, pas 10 vjetëve arritëm të kurorëzojmë me fitore”.

Sipas tij, oborri i rezistencës gjithëkombëtare ka qenë Fakulteti i Mjekësisë dhe rezistenca e profesorëve, përderisa përpjekjet e vazhdueshme janë kurorëzuar me fitore. 

Ai foli edhe për organizimin e mjekëve dhe punëtorëve të tjerë shëndetësorë gjatë luftës, duke e vlerësuar lartë kontributin e  dhënë nga gjithë mantel bardhët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)