03 Maj 2024

QKUK shënon 13-vjetorin e kthimit të punëtorëve në punë

Prishtinë, 20 qershor - Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është shënuar 13-vjetori i rikthimit në punë të punëtorëve shëndetësorë shqiptarë. Dr. Ferid Agani, Ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, shpalosi kujtimet   nga koha kur bashkë me kolegë ishte kthyer punës në QKUK.

“Është një ditë e shënuar për shëndetësinë kosovare, pas 1 dekade represioni dhe brutaliteti, bashkë me kolegët  arritën para dyerve të Klinikës së Kirurgjisë, ku ishin edhe ushtarët e NATO-s,  ishte betejë e pamohueshme e secilit, kishte atdhedashuri dhe gatishmëri, më pastaj u futëm edhe në Klinikën e Gjinekologjisë, Pediatrisë dhe Neuropsikiatrisë”.

Ai  tha se kishin hyrë së bashku në emër të Zotit me drejtësi, duke ju dhënë fund të gjitha padrejtësive, duke mos dalë kokë ulur dhe duke  i lënë kokulur ata që për 1 dekadë kishin  bërë  padrejtësi.  Ministri Agani, rikujtoi kontributin e çmuar që kishte dhënë Dr. Shpëtim Robaj, si një nga figurat më të shquara nga fusha e mjekësisë.

 “Shpresoj se së bashku do të  avancojmë shërbimet dhe do të ndikojmë në ngritjen e cilësisë, kemi vepruar në rrethana shumë të vështirë, tani të jemi së bashku dhe unik dhe të shtyjmë para proceset dhe ta ngrisim cilësinë”.

Dr. Nijazi Gashi, Drejtor Ekzekutiv në QKUK,  evokoi kujtime nga koha kur bashkë me bashkëluftëtarët e UÇK-së, ishin bërë bashkë me mjekët e tjerë ishin rikthyer triumfalisht në QKUK.

“Ne jemi shumë koshient që edhe pas 13 vjet Liri,  po ballafaqohemi me probleme, ato nuk janë të natyrës së para luftës, por të natyrës ekonomike, për tejkalimin e të cilave duhet  të angazhohemi të gjithë së bashku”

Ai premtoj angazhimin e tij dhe të bashkëpunëtorëve për të përmirësuar kushtet e punës për punëtorët dhe kushtet e trajtimit për pacientët.

Momente nga koha e rikthimit në QKUK,  shpalosen edhe Dr.Mehmet Maxhuni, Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë dhe Dr. Mazllum Belegu, i cili atë kohë ishte Dekan i Fakultetit të Mjekësisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)