02 Maj 2024

QKUK, nuk ka prani të brejtësve dhe infeksioneve të rrezikshme

Prishtinë, 26 korrik - Rezultatet e mostrave të marra nga sallat e operacionit në degët kirurgjike dhe në Mjekimin Intensiv Qendrore(MIQ), të analizuara në Institutin Kombëtarë të Shëndetit Publik(IKSHPK),  tregojnë se në sallat e operacionit në QKUK dhe në MIQ nuk ka prani të brejtësve dhe infeksioneve që ndikojnë në kualitetin e punës.

Në kuadër të planit të punës së QKUK,  IKSHPK ka bërë deratizimin e hapësirave në QKUK,  për të parandaluar  mundësinë e shfaqjes së brejtësve. Marrjen e mostrave e  ka autorizuar drejtoria ekzekutive,  duke   angazhuar komisionin për kontrollin e infeksioneve brendaspitalore, përderisa rezultate e pranuara nga  IKSHPK, vërtetojnë se nuk ka prani të brejtësve dhe infeksioneve të rrezikshme që do të ndikonin në trajtimin e pacientëve.

Në  MIQ janë marrë disa  mostra,  përfshirë, tubusët, çarçafët, telefonat, mjetet e tjera të punës,  dyshemetë në salla operative, janë marrë mostra në hapësira dhe në rubinete, ku  konstatohet se nuk ka infeksione.

QKUK  kërkon nga mediat  të jenë korrekte në raportimet e tyre dhe   informon qytetarëve të Republikës së Kosovës që kanë nevojë për trajtim mjekësorë se shërbimet që ofrohen në QKUK  janë të sigurta dhe profesionale.

QKUK  do të vazhdojë  marrjen e mostrave të tjera për të mbajtur nën kontroll gjendjen dhe për të parandaluar praninë e infeksioneve brendaspitalore.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)