08 Maj 2024

QKUK nënshkruan bashkëpunimin me Spitalin e Tiranës

Prishtinë, 7 nëntor - Qendrs Klinike Universitare e Kosovës, nënshkruan sot  marrëveshjen e bashkëpunimit me Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës në fushën e kardiokirurgjisë.

Marrëveshjen pritet ta nënshkruajnë drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës Dr. Curr Gjocaj  dhe Drejtoresha e Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës, Znjsh. Ogerta Manastirliu.

Përmes kësaj marrëveshje, QSUT, pritet të ndihmojë shërbimin e kardiokirurgjisë së QKUK-së, me staf mjekësorë për kryerjen e intervenimeve nga fusha e kardiokirurgjisë.

Në ceremoni do të jetë prezent edhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovës, Z. Qemal Minxhozi, por edhe zyrtarë nga Bordi Drejtues i SHSKUK-së dhe Ministria e Shëndetësisë.

Po sot në Klinikën e Pediatrisë do të bëhet përurimi i shërbimit të dializës për fëmijë, i cili fillon punën si shërbim i ri në kuadër të kësaj klinike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)