06 Maj 2024

QKUK, ndihmë mjekësore kërkojn 11 persona të lënduar në protestë

Prishtinë, 7 shkurt - Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se deri në ora 16:15, në  Klinikën  Emergjent kanë kërkuar ndihmë emergjente mjekësore 11 te lënduar, prej tyre 4 policë të  Kosovës, 2 përfaqësues të medieve dhe 5 protestues studentë.

Bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore, dhe asnjëri prej tyre nuk është në rrezik jete.

Ekipet kujdestare të Klinikës  Emergjente kanë treguar gatishmëri  për të trajtuar të gjitha rastet të cilat kanë pasur nevojë për shërbime mjekësore emergjente.

Të lënduarit e tjerë e kanë marrë ndihmën mjekësore nga Enti i mjekësisë urgjente që vepron në kuadër të Komunës së Prishtinës dhe nuk kanë pasur nevojë për mjekim në QKUK.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)