04 Maj 2024

QKUK, kryhet intervenimi i parë plastik me metoda mikrokirurgjike

Prishtinë, 11 prill - Në repartin e kirurgjisë plastike në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK është bërë për herë të parë intervenimi kirurgjik me metodë mikrokirurgjike, formë kjo më  e avancuar në Kirurgjinë Plastike dhe Rekonstruktive.

Pacienti që ka përfituar nga ky operacion është O. O. (74 vjeçar) nga Ferizaj, ai tani ka gjendje të mirë shëndetësore dhe po vazhdon trajtimin e mëtejmë në repartin e kirurgjisë plastike me gjendje stabile shëndetësore. Operacioni është kryer me sukses të plotë.

Intervenimi kirurgjik është bërë nga mjekët e Kirurgjisë Plastike të QKUK-së në bashkëpunim me ekipin e kirurgëve plastik nga Qendra Universitare Lishoping – Suedi.

Dr. Hysni Arifi, shef i repartit  të Kirurgjisë Plastike falënderoi ekipin e mjekëve nga Qendra Klinike Universitare Lishoping të Suedisë. 

“Falë bashkëpunimit 14 vjeçar me mjekët nga QU e Lishoping nga Suedia janë realizuar mbi 300 operacione dhe të gjitha ato operacione kanë dalë të suksesshme”.

Ndërkohë, dr. Erik Tarpilla nga QU- Lishoping –Suedi, falënderoi për mikpritjen dhe tregoi për bashkëpunimin me stafin e QKUK-së.

Ai tha se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Mjekët nga Klinika e Lishopingut të Suedisë varësisht nga  natyra e sëmundjes në të cilat kanë nevojë pacientët  për interevenime kirurgjike do të sjellin ekspertë të lëmive të caktuara nga Kirurgjia Plastike dhe po ashtu kanë mundësuar dhe po mundësojnë trajnimin e stafit shëndetësor nga QKUK.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)