28 Prill 2024

QKUK konfirmon trajtimin e pandërgjegjshëm të shtatzënës që lindi në korridor

Prishtinë, 14 maj - Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) e ka konfirmuar se Klinika e Gjinekologjisë kishte trajtuar në mënyrë të pandërgjegjshme shtatzënën Sabile Krasniqi, shkruan sot Koha Ditore.

Ajo në muajin mars ishte ankuar se si pasojë e moskujdesit të stafit mjekësor e kishte lindur vajzën në korridorin e Gjinekologjisë. Rastin e kësaj pacienteje e ka trajtuar një komision i brendshëm i QKUK-së.

“Koha Ditore” ka mësuar se Komisioni disiplinor ka gjetur fajtore Klinikën e Gjinekologjisë për mënyrën sesi e kishte trajtuar këtë nënë gjatë procesit të lindjes.

“I gjithë ekipi kujdestar është ndëshkuar me vërejtje me shkrim për këtë rast”, ka thënë burimi i gazetës.

Vendimin e Komisionit disiplinor e ka konfirmuar edhe drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë, Myrvete Paçarada, përcjell Koha.net. Ajo nuk e ka mirëpritur këtë vendim dhe ka thënë se do të ankohet në instanca më të larta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)