07 Maj 2024

QKUK do të bëjë blerje emergjente të barnave dhe materialit shpenzues

Prishtinë, 3 shkurt - Në mbledhjen e bordit ekzekutiv të drejtorisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) të mbajtur me datën 03.02.2014, është  vendosur të bëhen  blerje emergjente  të barnave dhe materialit shpenzues që janë të domosdoshme për funksionim të Klinikës Emergjente, Klinikës së Anestezionit , shërbimeve emergjente dhe klinikave tjera.

QKUK do të bëjë 14 blerje të shpejta emergjente me vlerë të vogël, kërkesa këto që janë miratuar edhe nga Agjencioni për Financimin e Shëndetësisë së Kosovës, i cili vepron në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë.

Blerjet emergjente po bëhen për  të mbuluar mungesën e barnave dhe materialit shpenzues të domosdoshëm për jetët e pacientëve, derisa  të fillojë furnizimi me buxhetin e transferuar nga Ministria e Shëndetësisë tek institucionet shëndetësore.

QKUK, është e detyruar të bëjë blerjet në mënyrë që për asnjë moment të mos mungojnë barnat e nevojshme për mjekim të pacientëve dhe stafi shëndetësorë ta ketë më të lehtë të kryej punën  e tyre profesionale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)