08 Maj 2024

QKUK blen ilaçe kineze

Prishtinë, 14 mars - Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka blerë 5000 njësi të antibiotikut Cephtriaxone 1g, të cilat kanë afat përdorimi vetëm deri në muajin shtator të këtij viti. Ilaçi i blerë nga kompania farmaceutike “Ekskluziv” nga Gjilani, përveç afatit të shkurtër të përdorimit ka edhe një “defekt” tjetër.

Importuesi i ilaçit për Kosovë, është kujdesur që me banderolë ta mbulojë vendin e origjinës së ilaçit, ndonëse në paketimet e ilaçeve nuk lejohet që me banderolë të mbulohet asnjë informatë për ilaçin, përfshirë origjinën e produktit.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)