29 Prill 2024

QKUK blen barna gati dyfish më të shtrenjta se çmimi real i tyre

Prishtinë,  21 korrik - Mjekët e Qendrës Klinike Universitare (QKUK) porosisin barna që janë të shtrenjta e që nuk janë të domosdoshme për pacientët.

Është Barnatorja qendrore që është ankuar për porosi të madhe për barnat Bostenan, Daptomicin dhe Fingolimod, dy prej të cilave QKUK-ja do t’i blejë dyfish më shtrenjtë sesa çmimi real.

Për Bostenan do të paguajë 39 euro, e që në vendet e tjera paguajnë rreth 19 euro, ndërsa për Daptomicin do të paguajë rreth 85 euro, në vend të 45 eurove, shkruan sot “Koha Ditore”.

Numri i madh i kërkesave nga mjekët e tri klinikave ka bërë që QKUK-ja të hapë tender për këto barna, ndonëse për to ka zëvendësim dhe me çmime shumë të lira.

Gazeta ka siguruar një dokument të brendshëm të QKUK-së, në të cilin përshkruhet se si mjekët e tri klinikave kanë porositur shumë nga këto lloje të barnave me kosto të lartë. Barnatorja qendrore ka ankesa për porosi të madhe për barnat Bostenan, Daptomicin dhe Fingolimod.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)