03 Maj 2024

QKUK bënë zgjidhje për pastrim të hapësirave

Prishtinë, 21 qershor - Pas grevës së filluar nga ana a punëtorëve higjenistë të kompanisë private “ Krasniqi”, pengimit dhe bllokimit të punës nga ana e tyre , në  mbledhjen e Bordit Ekzekutiv të QKUK-së, të ditës së sotme, u morr vendim që të inspektohet gjendja në sallat operative në QKUK.

Gjatë inspektimit të bërë nga ana e Drejtorit  Operativ, Drejtoreshës së Infermierisë, Kryeinfermieres së Klinikës së Kirurgjisë, në prezencë edhe të Policisë së Kosovës, u vërejtë  se kishte punëtorë të kompanisë “Krasniqi, pa uniforma pune të cilët me çdo kusht  tentonin ta bllokonin punën.

Pas konsultimeve me Policinë e Kosovës, punëtorët në fjalë u larguan nga hapësirat e sallave, përderisa  QKUK ka siguruar punëtorë të saj nga sektorët e tjerë për  funksionim normal të programit operativ kirurgjik, por edhe për pastrim në Reparte.

QKUK  po bënë përpjekje maksimale që kujdesi ndaj pacientëve të jetë maksimal dhe kushtet e punës  të jenë të favorshme për të gjithë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)