26 Mars 2023

Qeveria miraton pagesën shtesë për punëtorët shëndetësorë

Prishtinë, 26 janar - Në mbledhjen e mbajtur sot Qeveria e Kosovës ka miratuar ndarjen e pagesës shtesë prej 10 për qind të pagës bazë për punëtorët shëndetësorë e cila do të bëhet për periudhën janar-qershor 2022.

Gjatë mbledhjes, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se vendi po përballet me një valë të shkaktuar nga varianti Omicron i koronavirusit.

Teksa kujtoi se një ditë më parë, Kosova regjistroi 2,707 raste me koronvirus, ai tha se gjendja me pandeminë “është e rënduar”.

“Numër kaq të lartë të rasteve në ditë nuk kemi pasur që nga muaji gusht i vitit të kaluar kur e kishim situatën shëndetësore shumë të rënduar. Madje, janë tejkaluar shifrat e gushtit. Gjendja është e rënduar edhe tani. Kjo rritje e shpejtë e rasteve rrit numrin e spitalizimeve dhe ngarkesën mbi sistemin tonë shëndetësor e mund të rezultojë në më shumë vdekje. Ne po na duhet të kujdesemi si për shëndetin e popullsisë, ashtu edhe për kapacitetet e shëndetësisë”, tha Kurti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)