29 Prill 2024

Punonjësit Ujësjellesit "Prishtina", dhurojnë gjak

Prishtinë, 12 shkurt - Punëtorët e KUR "Prishtina", të udhëhequr nga kryeshefi ekzekutiv të kësaj kompanie, Gjelosh Vataj, kanë dhuruar gjak në mënyrë vullnetare, duke iu përgjigjur kërkesës së Qendrës së Transfuzonit të Gjakut.

Kryeshefi Ekzekutiv i KUR "Prishtina", Gjelosh Vataj, duke dhuruar gjak, ka deklaruar se kjo që ata po e bëjnë sot, do të thotë shpëtim jetësh dhe se ndihej shumë krenar me veten dhe me punëtorët e tjerë që palodhshëm janë çdoherë të gatshëm t\'u ndihmojnë njerëzve në nevojë në çfarëdo forme.

“Punëtorët e ujësjellësit të Prishtinës, nuk është hera e parë që në këtë formë solidarizohen me njerëzit që kanë nevojë të madhe për gjak, pasi ata këtë e kanë bërë edhe shumë herë të tjera, në mënyrë individuale”, ka theksuar ai.

Këtij aksioni humanitar  iu bashkuan një numër i madh i punonjësve të kësaj kompanie, duke shprehur vullnetin dhe dëshirën që një gjë të tillë ta bëjnë së paku njëherë në gjashtë muaj.

Aksioni për dhurimin e gjakut, ka nisur të mërkurën dhe do vazhdojë edhe sot deri në orën 16:00.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)