29 Mars 2024

Punëtorët shëndetësor protestojnë për rritje të pagave

Prishtinë, 3 shkurt - Afër 1500 punëtorë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës përmes një proteste kanë kërkuar ngritjen e pagave të tyre, miratimin dhe aplikimin e Ligjit të punës si dhe Ligjit për sigurime shëndetësore.

Sindikalistët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, kanë nisur protestën e paralajmëruar më parë, nga Qendra Emergjente, e cila ka marshuar rrugës “Agim Ramadani” deri tek Qeveria e Kosovës.

Protestuesit para Qeverisë së Kosovës e vendosen një mantel të bardhë të leckosur, ku njërin krah shkruante “punëtori shëndetësor”, ndërsa në krahun tjetër “pacienti”.

Pankartat që bartnin mantel-bardhët shkruanin ”Rroga dinjitoze, krahasuar me kolegët tanë në rajon”, “Qendra Emergjente, mos na harroni, ndihmoni, ne shpëtojmë jetë”, “Miratimi dhe aplikimi i Ligjit të punës” dhe “Miratimi dhe aplikimi i Ligjit për sigurime shëndetësore”.

Tani protestuesit janë duke qëndruar para Ministrisë së Shëndetësisë, kurse në ora 13:00 do të mbajnë një konferencë për media në QKUK.

Ndërsa qëndrimi zyrtar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës për marshin e sotshëm protestues të punëtorëve të QKUK-së të organizuar siq e kane quajtur ata nga një grups joformal interesi.

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës e vlerëson marshin protestues të punëtorëve të QKUK-së, me pjesëmarrje edhe të qytetarëve, të organizuar nga një "grup joformal interesi", si pasojë e tri shkaqeve kryesore:

1. Gjendja e punëtorëve shëndetësorë, por edhe shërbyesve civilë në përgjithësi në vend, është tejet e rëndë dhe e pandryshuar në gati 10 vjet pas lufte. Gjendja ekonomiko-sociale e punëtorëve shëndetësorë nuk mund të krahasohet me asnjë vend tjetër të rajonit dhe kjo ka akumuluar energji negative  tek punëtorët e cila mund të përdoret, apo keqpërdoret, nga individë, grupe apo parti politike, në një kohë që mundësitë ekonomike dhe ligjore të momentit janë të kufizuara.

2. Qeveria e Republikës së Kosovës është vonuar shumë në zbatimin e plotë të Marrëveshjes së 14 tetorit 2008 të lidhur me Federatën Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, çka ka ndikuar në humbjen e besimit dhe zhgënjimin e punëtorëve shëndetësorë në daljen nga kriza në shëndetësi përmes rrugës institucionale dhe dialogut social me institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës. E pasojat e së cilës, i vuajnë më së shumti pikërisht punëtorët shëndetësorë dhe qytetarët e vendit.

3. Ky marsh protestues, megjithatë, është organizuar nga një grup joformal interesit, i cili, në thelb, ka qëllime personale promovuese dhe karrieriste,  për të moszbatuar dhe respektuar organizimin institucional sindikal, por është edhe i mbështetur e nxitur  nga qarqe të caktuara politike, të cilave nuk ju interson një organizim sindikal i fortë dhe i pavarur.

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës shpreh keqardhjen dhe pakënaqësinë e plotë me gjendjen ekonomiko-sociale të punëtorëve shëndetësorë, por vazhdon të angazhohet plotësisht, dhe është e bindur se me përpjekjet e saj, të ardhurat e punëtorëve shëndetësorë do të rriten këtë vit me 30 për qind dhe se ligjet e Marrëveshjes së 14 tetorit 2008 (ligji i punës, ligji i sigurimeve shëndetësore, ligji i pagave, ligji për organizimin sindikal dhe ligji për grevat) do të miratohen brenda këtij viti.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)