02 Maj 2024

Prova të reja për rastin “Stenta”

Prishtinë, 16 tetor - Nuk janë vetëm SMS-të e mjekëve të arrestuar për stenta që posedon Prokuroria Speciale e Kosovës.

Në derë të prokurorit Besim Kelmendi që tri ditë kanë trokitur me dhjetëra qytetarë të Kosovës që pretendojnë se janë dëmtuar nga mjekët e arrestuar. Këtë e ka konfirmuar vetë prokurori Kelmendi të mërkurën për “Tribunën”.

Edhe pse nuk dha ndonjë numër të atyre që kanë dërguar prova Kelmendi sqaroi se prej arrestimit e deri të mërkurën ka shumë deponime në prokurori.

“Pasi që ka njerëz që kanë ardhë dhe na kanë dorëzuar prova se janë dëmtuar nga mjekët e kemi pa të udhës që të bëjmë thirrje që të vijnë ata që pretendohet se kanë pësuar nga ky rast”, tha Kelmendi.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)