05 Maj 2024

Pritet të bie numri i të infektuarve nga Ebola

Gjenevë, 4 janar - Kreu i agjencisë që është e angazhuar për lufftimin e sëmundjes Ebola në Kombet e Bashkuara, thotë se po bëjnë përpjekje për t’i dhënë fund sëmundjes, duke u bazuar në mundësitë që ka.

Teksa ka folur gjatë të shtunës në Ganë, Ismail Ould Cheikh Ahmed, udhëheqës i Agjencisë për reagim emergjent ndaj sëmundjes Ebola në OKB, ka thënë se sëmundja është “një krizë globale “, por ajo sipas tij, mund të tejkalohet.

“Ne patjetër e kemi një kohë të vështirë para nesh, por duhet të arrijmë që ta tejkalojmë këtë sëmundje”, ka thënë Ahmed.

Sipas OKB-së, nga 22 mijë e 200 rastet e infektuara me Ebola, 7 mijë e 900 kanë vdekur deri më tani.

Zonat më të prekura janë Siera Leone, Liberia dhe Guinea.

Zyrtarët shëndetësorë kanë njoftuar se gjatë vitit 201,5 pritet që të bie numri i të infektuarve nga Ebola. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)