09 Maj 2024

Praluent, ilaç i ri kundër kolesterolit

Washington, 11 qershor - Këshilltarët federalë shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara rekomanduan për miratim një ilaç kolesteroli tepër shpresëdhënës,  por duke paralajmëruar se më shumë të dhëna janë të nevojshme në lidhje me aftësinë e tij afat-gjatë për të reduktuar goditjet në zemër.

Grupi i ekspertëve votoi 13-3 që Administrata Për Ushqime dhe Barna (FDA) ta miratojë ilaçin injektues, të quajtur Praluent.

Ilaçi duhet të përdoret vetëm për pacientë me nivele të larta kolesteroli të shkaktuar nga një çrregullim i trashëguar. Ekspertët thanë se donin të shihnin më shumë të dhëna nëse Praulent pakëson  problemet me zemrën, para se ilaçi të përdoret edhe për këta pacientë.

Nëse FDA ndjek rekomandimet e grupit, ilaçi Praulent  mund të miratohet për përdorim për një numër shumë më të të kufizuar njerëzish se sa shpresonin zhvilluesit e tij.

Praluent është pjesë e një grupi të ri barnash injektues që ulin kolesterolin më shumë se barnat statin, që janë përdorur për trajtimin standard të kolesterolit për më shumë se 20 vjet.

Grupi i ekspertëve pritet të rekomandojë edhe një tjetër ilaç, Amgen, që mund të përdoret për të ulur kolesterolin për të mbrojtur pacientët nga goditjet në zemrës.  Barnat janë prodhim i firmave farmaceutike Sanofi dhe Regeneron, të cilat thanë se janë të kënaqura me vendimin.

Ilaçet e reja mund të marrin miratimin e plotë nga Administrata Për Ushqime dhe Barna këtë verë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)