28 Prill 2024

Policia e Kosovës konfiskon barna nga Serbia

Prishtinë, 7 gusht - Policia e Kosovës ka bërë të diturse sot në Pejë janë konfiskuar mbi 13 300 paketime të vogla me lloje të ndryshme të barnave me prejardhje nga Serbia.

Policia e shoqëruar nga zyrtarë të Doganës, Administratës Tatimore dhe Agjencionit për Prodhime Mjekësore njofton se është realizuar plani “Farmacia” në katër lokacione në qytetin e Pejës, më sakt në dy shtëpi banimi, një barnatore dhe një magazinë të produkteve mjekësore.

Gjatë operacionit që policia njofton se ka filluar në orën 8 të mëngjesit, përpos barnave janë konfiskuar edhe dokumentacion, fletore, fatura, një shtëpizë kompjuteri.

Sipas njoftimit të policisë, “i gjithë operacioni është zhvilluar nën mbikëqyrjen e prokurorit të Prokurorisë Themelore në Pejë  dhe sipas udhëzimeve të mara nga ana e  tij lënda shkon në procedurë të rregullt”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)