15 Maj 2024

Përurohet Qendrae e Shëndetit Mendor në Mitrovicë

Mitrovicë, 4 nëntor – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë dhe mbajti një fjalë rasti në ceremoninë e përurimit të Qendrës së Shëndetit Mendor në Mitrovicë.

Në fjalën e rastit, para të pranishmëve, kryetari Veseli vlerësoi përpjekjet e institucioneve të Kosovës për ringritjen e sistemit shëndetësor në Komunën e Mitrovicës, në të tri nivelet e kujdesit shëndetësor, por shtoi se ky zhvillim ende nuk e ka arritur nivelin e kënaqshëm të cilin e meriton Mitrovica, si një nga qendrat e mëdha të zhvillimit ekonomik, social dhe universitar.

“Jemi të obliguar para këtyre njerëzve t’i kryejmë detyrimet tona. Një e arritur e këtyre përpjekjeve tona institucionale, është edhe kjo qendër, e cila do t’u ndihmojë qytetarëve në nevojë të Mitrovicës dhe komunave përreth, që t’i kenë më afër shërbimet e kësaj natyre”, theksoi kryetari i Kuvendit, ndërsa kërkoi nga institucionet gjegjëse që t’i vazhdojnë dhe rrisin angazhimet për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në të gjithë Kosovën.

Në vazhdim të kësaj ceremonie, në shenjë falënderimi për kontributin e tij, drejtuesit e qendrës ndanë mirënjohje për kryeparlamentarin Veseli.

Më pas, i shoqëruar nga drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve të tjera shëndetësore, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, preu në mënyrë simbolike shiritin e hapjes së kësaj qendre dhe u bëri një vizitë ambienteve të brendshme të saj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)