04 Maj 2024

Përmbyllet projekti “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”

Prishtinë, 26 qershor - Sot, në praninë e shumë fëmijëve e nxënësve, prindërve e familjarëve të tyre, mësimdhënësve e drejtuesve të Institucioneve parashkollore dhe Institucioneve të arsimit fillore në Kosovë, U përmbyllen aktivitetet e projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” për vitin shkollor 2013/2014.

Ky projekt ka për qëllim (a) informimin e fëmijëve të Institucioneve parashkollore dhe nxënësve të Institucioneve të arsimit fillore mbi rëndësinë e shëndetit oral, (b) informimin për ushqimet e shëndetshme dhe të dëmshme për dhëmbët, (c) informimin mbi metodën e drejtë dhe të rregullt të pastrimit të dhëmbëve, (d) vlerësimin e gjendjes së shëndetit dentar dhe oral, (e) vlerësimin e nivelit të edukimit për shëndetin oral, si dhe (f) përgatitjen e rregullores-strategjisë afat shkurtër dhe afat mesme për edukim shëndetësor oral në Institucionet parashkollore dhe fillore të Kosovës.

Projekti “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” ka filluar të realizohet në vitin 2012 dhe bazohet në rekomandimet e Komitetit ndërministror të programit ”Shkollat Promovuese të Shëndetit” nga Ministria e Arsimit, Shkëncës dhe e Teknologjisë (MASHT), Ministria e Shëndetësisë (MSH), Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) si dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS). Ky program, në Kosovë është themeluar me iniciativën e OBSH-Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ky projekt realizohet në Institucionet parashkollore dhe fillore në bashkëpunim edhe me Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Projekti në vehte përfshin metodat më të thjeshta, më atraktive dhe më të pranueshme për fëmijët dhe nxënësit. Kjo fushatë është e fokusuar në edukimin e fëmijëve dhe nxënësve përmes poezive, vizatimeve, maskotave, modeleve, fotografive, videove, broshurave, banerave, shfaqjeve dhe është forma më e mirë për promovimin e shëndetit të dhëmbëve te fëmijët dhe nxënësit, përkatësisht te gjeneratat e reja.

Gjatë realizimit të projektit, nxënësit përveq garës në realizimin e shfaqjes “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, marrin pjesë edhe në dy gara : Garën për punimin-vizatimin-ngjyrosjen e lepuroshit me brushë- imazhit të projektit si dhe Garën për recitimin më të mirë të poezive për Dhëmbët dhe Dentistin.

Recitimet dhe punimet-vizatimet e nxënësve vendosen në Youtube në profilin e projektit “DentinGroup” dhe në Facebook në profilin “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” dhe si të tilla mund të vlerësohen nga nxënësit, nga miqt dhe të afërmit e tyre, por edhe nga të interesuarit e tjerë duke bërë “Like” dhe “Share” të recitimeve dhe punimeve-vizatimeve. Përmes klikimeve ata bëhen pjesë e garës për shpërblimet : Dy vjet brusha të dhëmbëve me pastë dhe shërbime stomatologjike falas nga Klinika Dentare Dent-In. Po ashtu edhe shfaqja është e nivelit garues dhe do të zgjasë edhe gjatë vitit shkollor 2014/2015.

Fituesit e fazës së parë të garës për 10 poezitë më të mira (më të votuara-klikuara) në kuadër të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” për vitin shkollor 2013/2014,  janë :

1. Viola Zhugolli, Sh.F."Xhemail Mustafa" , Prishtinë (767 klikime), 2. Aurora Tahiri, Sh.F. "Pjetër Bogdani" , Prishtinë (763 klikime), 3. Olta Ilazi, Sh.F."Xhemail Mustafa" , Prishtinë (649 klikime), 4. Dorela Krasniqi, Kopshti Fëmijëve "Mickey Mouse” , Prishtinë (589 klikime), 5. Ledi Krasniqi, Kopshti Fëmijëve "Dea" , Prishtinë (461 klikime), 6. Jeta Neziri, Sh.F."Dardania" , Prishtinë (391 klikime), 7. Edita Zeka, Sh.F. "ZENIT" , Prishtinë (403 klikime), 8. Hana Haradinaj, Sh.F. "ZENIT" , Prishtinë (374 klikime), 9. Jona Kamberi, Sh.F."Dardania" , Prishtinë (373 klikime), 10. Fjolla Uka, Sh.F. "Abdyl Frashëri" , Druar, Vushtrri (372 klikime)

Ndërsa, fituesit e fazës së parë të garës për 10 vizatimet më të mira (më të votuara-klikuara) në kuadër të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” për vitin shkollor 2013/2014,  janë :

1. Elisa Zogaj, Kopshti Fëmijëve “Hello Kids” , Prishtinë (736 like), 2. Luela Sinani, Sh.F. “Zenit" , Prishtinë (715 like),  3. Fiona Rexhepi, Sh.F. "Xhemail Mustafa", Prishtinë (541 like) ,

4. Enis Pllashniku, Sh.F. "Nexhmi Mustafa", Prishtinë  (525 like),   5. Enesa Gerbëshi, Sh.F.  "Pjetër Bogdani" , Prishtinë  (467 like), 6. Lum Gashi, Sh.F. "Emin Duraku" , Prishtinë  (381 like), 7. Elton Dragusha, Sh.F.  "Nexhmi Mustafa", Prishtinë (313 like), 8. Jonida Nurishi, Sh.F. "Nazim Gafurri", Prishtinë (271 like),  9. Dren Halimi, Sh.F.  "Dardania", Prishtinë (259 like),

10. Mjellma Gashi, Sh.F.  "Pjetër Bogdani" , Prishtinë  (222 like),

Ky projekt realizohet nga Organizata për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi-KISCOMS, Qendra Kombëtare për Edukim Shëndetësor Oral- Dent-In dhe Shoqata Kosovare e Studentëve të Stomatologjisë- KADS dhe do të jetë i vazhdueshëm, në mënyrë që të përfshihen gjeneratat e tanishme, por edhe gjeneratat e ardhshme të fëmijëve dhe nxënësve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)