03 Maj 2024

Përkujtohet puna dhe vepra e Dr. Ymer Aliut

Prishtinë, 21 janar - Në mbledhjen komemorative të mbajtur në Dekanatin e Fakultetit të Mjekësisë, miq, kolegë, bashkëpunëtorë dhe familjarë të Dr. Ymer Aliut, kanë përkujtuar veprën dhe punën e tij shumëvjeçare.

Prof. Halil Ahmetaj, prodekan për çështje arsimore tha se fjalët janë të pakta për të përshkruar punën dhe veprat që bëri dr. Aliu për vite të tëra.

Në anën tjetër, Prof. Sali Ahmeti, UD. Dekan i Fakultetit të Mjekësisë, shpalosi pjesë nga jeta, vepra dhe puna e Dr. Aliut. Ai tha se Dr. Aliu kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1981, specializimin e kreu më 1988 në Zagreb, përderisa më 2005 kreu doktoraturën  me titull “ Rezultatet e hershmë të koecistokimisë laparaskopike në materialin tonë”.

Prof. Avdyl Krasniqi, kolegë në Klinikën e Kirurgjisë, tha se me pikëllim pranoi lajmin e hidhur për vdekjen e kirurgut, dhe fisnikut të respektuar.

“ Ne kolegët patëm nderin që më dekada të punojnë me Dr. Ymerin, ai njihet dhe mbeti koleg dhe personalitet i shquar, i cili nga viti 1981, e deri në vdekjje dha gjithë potencialin e tij mendor përballë sfidave të shumta profesionale dhe shoqërore”.

Dr. Nijazi Gashi, drejtor ekzekutiv në QKUK, kujtoi momente nga studimet bashkë me dr. Aliun, përderisa rikujtoi edhe momentet kur ai i ishte bashkëngjitur luftës clirmtare që bëheshin në trojet shqiptare.

Dr. Ymer Aliu, ishte pjesëmarrës aktiv i luftës së fundit të UShtrisë Clirimtare të Kosovës, si profesionist dhe luftëtarë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)