03 Maj 2024

Përkrahje e gjerë e Projektit kundër kancerit të gjirit

Prishtinë, 14 qershor - Në ambientet e Kuvendit të Kosovës, Grupi i Grave Deputete, kryesuar nga Teuta Sahatqija, nënshkroi  Marrëveshjen me  Misionin e OSBE-së në Kosovë, kryesuar nga  ambasadori Werner Almhofer.

Kjo marrëveshje ka të bëjë  me fushatën për grumbullimin e fondeve për blerjen e mamografit mobil, sensibilizimin e grave për testim me qëllim të zbulimit të hershëm të shenjave të  kancerit të gjirit etj.

Fushata, që do të mbulohet nga OSBE-ja, përfshin edhe bërjen e spotit, botimin e broshurave, reklamat, etj., si  dhe  emetimin e tyre në mediat elektronike dhe të shkruara.

Kryetarja e GGD-ës, znj. Sahatqija, tha se një numër i madh i grave të moshës mesatare janë të goditura nga kanceri i gjirit, mirëpo për shkak të kushteve ekonomike, si: shpenzimet e transportit, kapacitetet tepër të vogla të QKUK-ës për t’ i trajtuar etj., bëjnë që gratë në shumicën e rasteve të kontrollohen vetëm atëherë kur sëmundja përparon shumë.

Kjo mamografi  lëvizëse në tërë territorin e Kosovës do të jetë në disponim për të gjitha gratë e të gjitha komunave dhe të të gjitha nacionaliteteve.

Ambasadori Werner duke i përgëzuar GGD-ën për iniciativën tha:”Ju jeni shembulli më i mirë se si politika merret drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve, ju po hapni shumë dyer, duke u marrë me punë shumë praktike.

Ai tha se përveç në këtë Projekt, Misioni i OSBE-së në Kosovë do të përkrahë GGD-ën edhe në monitorimin e Ligjit për Barazinë Gjinore, si dhe do të jetë gjithmonë afër aktiviteteve që e bëjnë më të mirë jetën e gruas dhe të qytetarit të Kosovës.

Për rëndësinë e këtij projekti foli edhe menaxherja znj. Donika Kadaj –Bujupi, e cila tha se ky është memorandumi i katërt për këtë qëllim dhe se së shpejti pritet përkrahje edhe nga institucione tjera vendore dhe ndërkombëtare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)