03 Maj 2024

Përgëzohet Ministri Agani për Ligjin për Kontrollin e Duhanit

Prishtinë, 4 qershor - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, prof. dr. Ferid Agani, ka pranuar përmes një letre përgëzimet e gjashtë organizatave ndërkombëtare: “Action on Smoking & Health” nga SHBA-të;  Skocia, e Uellsi, “Campaign for Tobacco -Free Kids”, “Corporate Accouuntability International” dhe “Frameëork Convention in Alliance” për miratimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit në Kosovë.

“Ne dëshirojmë që ju të përgëzojmë dhe ju falënderojmë për mbështetjen tuaj të fortë për Ligjin 03 / L-156 mbi Kontrollin e Duhanit. Ky ligj do të kalojë nëpër një rrugë të gjatë në mbrojtjen e popullit të Kosovës nga dëmet e përdorimit të duhanit dhe ekspozimi ndaj tymit të duhanit”, thuhet në fillim të letrës së këtyre organizatave, drejtuar Ministrit Agani.

Këto organizata theksojnë se Ligji për Kontrollin e Duhanit e përafron Kosovën me praktikat më të mira ndërkombëtare për kontrollin e duhanit. Për më tepër, ky ligj përfaqëson një progres krucial në luftën kundër përdorimit të duhanit në Kosovë, veçanërisht në mesin e të rinjve.

Në këtë letër, theksohet se vendet e tjera që kanë zbatuar ligje të ngjashme me masa,  si 100% hapësirat e liruara nga tymi i duhanit;  ndalimin e të gjitha formave të reklamimit , promovimit dhe sponsorizimit të duhanit; paralajmërimet e mëdha grafike për pasojat shëndetësore në paketimet e duhanit, etj. kanë përjetuar fitime të menjëhershme dhe afatgjata shëndetësore nga rënia në përdorimin e duhanit.

“Ne, dhe pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar nga fusha e shëndetit publik, do të shikojmë përpara për të ndjekur progresin e Kosovës në implementimin dhe zbatimin e këtij ligji. Gjatë muajit të ardhshëm dhe në vitet e ardhshme, zbatimi i plotë dhe mbrojtja e masave të kontrollit të duhanit do të jetë vendimtare”, thonë këto organizata.

Këto organizata më tej tërheqin vëmendjen se përvoja ndërkombëtare ka treguar se industria e duhanit nuk do të ndalet me asgjë për të vonuar zbatimin e masave të kontrollit efektive të duhanit.

“Ky ligj me mençuri sjell masa parandaluese kundër përpjekjeve të  industrive të tilla të duhanit, duke sjellë masa legjislative për të mbrojtur masat e shëndetit publik nga interesat komerciale të industrisë së duhanit.\"

\"Edhe njëherë, ju lutem pranoni falënderimet tona dhe urimet për këtë hap të rëndësishëm në luftën kundër efekteve të mëdha negative të epidemisë së duhanit në Kosovë”, thuhet në letrën e këtyre gjashtë organizatave ndërkombëtare që veprojnë në fushën e shëndetit publik në vendet respektive.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)