Përfundon me sukses operacioni i Sylejman Selimit

Prishtinë, 24 korrik - Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Sylejman Selimi i cili ndodhet në paraburgim nën dyshimet për krime lufte sot ka përfunduar një ndërhyrje kirurgjike të largimit të gurëve, operacioni i të cilit ka zgjatur një orë dhe ka përfunduar me sukses.
Kjo është konfirmuar për Zërin nga Zëdhënësi i QKU-së, Shpend Fazliu, i cili tha mjekët kanë konstatuar se Selimi duhet t\'i nënshtrohet një operacioni të largimit të gurëve, prandaj ai sapo ka dal nga salla dhe gjendja e tij është stabile.
Ambasadori i Kosovës në Tiranë, i cili tash e dy muaj po mbahet në paraburgim si pasojë e hetimeve për krime lufte, Sylejman Selimi që nga e shtuna është shtrirë në QKUK për shkak të problemeve shëndetësore.