28 Prill 2024

Përfundon Java e bashkëpunimit në shëndetësi Kosovë - Turqi

Prishtinë, 8 maj - Ka përfunduar me sukses të plotë Java e dytë e bashkëpunimit në shëndetësi  ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. 

Nga puna e përbashkët e ekspertëve nga Turqia dhe Kosova ka përfituar një numër i madh i pacientëve tek të cilët janë kryer ndërhyrje të ndërlikuara operative, kontrolle dhe ekzaminime tjera mjekësore.

Dr.  Kadir Hyseini, Zëvendësministër i  Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, bëri të ditur se mjekët nga Turqia në bashkëpunim edhe me stafin e QKUK-së, kanë kryer një numër të madh të operacioneve, kontrolleve dhe ekzaminimeve tjera shëndetësore dhe të gjitha këto pa ndonjë komplikim. 

“Bashkëpunimi ka nisur në vitin 2013,  në fazën e parë kanë shkuar  për trajnim në Turqi një pjesë e  profesionistëve shëndetësorë nga QKUK, në fazën e dytë më 26 Maj do të shkojë grupi i dytë për trajnim, përderisa nga 1 Qershori dhe më 15 Qershor 15 profesionistë shëndetësorë nga Klinika Emergjente do të shkojnë për trajnim në Izmir”, theksoi Dr. Hyseini.

Dr. Nexhmedin Shala, ndihmësdrejtor për shëndetësi në QKUK, falënderoj mjekët nga Turqia për ndihmesën dhe kontributin e dhënë për pacientët e Kosovës.  Ai njoftoi se  mjekët nga Turqia kanë kryer  një numër të konsiderueshëm të operacioneve  të rënda, vizita mjekësore dhe ekzaminime të tjera.

“Ju njoftoi se janë kryer 7 operacione në kardiokirurgji, përfshirë një rast të rëndë ku është bërë bypass i trefishtë dhe ndërrim i valvuleve mitrale, po ashtu janë realizuar 13 koronarografi, 6 stenta, 5 ehokardiografi, 12 ekzaminime konziliare,  19 operacione plastike, 58 ekzaminime konziliare nga lëmi plastik, 11 ndërhyrje endoskopike, 7 operacione gjinekologjike, 7 operacione në Otorinolaringologji, 27 ekzaminime konziliare të përbashkë ta dhe ordinim i kemioterapisë sipas protokolleve moderne, po ashtu janë trajnuar 65 profesionistë nga Radiologjia”  shpjegoi dr. Shala.

Arif Çetin,  Drejtor i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtarë në Ministrinë e Shëndetësisë së Turqisë, u shpreh i kënaqur me punën e realizuar nga delegacioni turk, në bashkëpunim me ekspertët nga  Kosova. 

“Puna ka shkuar mirë dhe nuk ka pasur probleme, duhet të punohet ende në avancimin e shërbimeve shëndetësore dhe reforma, por ka përparime dhe jam i kënaqur me atë që është realizuar nga ekspertët tanë dhe ata nga Kosova”, tha z. Çetin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)