27 Prill 2024

Përfundoi punimet Kongresi i IV-të Ndërkombëtar për Shkenca Mjekësore

Prishtinë, 11 maj – Sot, në praninë e rreth 500 studentëve e profesionistëve të shkencave mjekësore nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe vendeve të tjera rajonale, europiane e botërore, përfundoj punimet Kongresi i IV-të Ndërkombëtar për Shkenca Mjekësore- KISCOMS IV- PRISHTINA 2014.

Të pranishëm në përmbylljen e punimeve ishin edhe Skender Syla, drejtor i OBSH-së- zyra në Prishtinë, Samedin Haxhijaha, këshilltar i jashtëm i ministrit në detyrë të shëndetësisë, dheIsmet Lecaj, drejtor i Qendrës së Telemjekësisë Kosovare.

Me këtë rast, Komitetit Shkencor, në krye me mësimdhënësin e Kirurgjisë Emergjente dhe Traumatologjike në Universitetin e Arizonës në SHBA, Rifat Latifi, shpalli edhe punimet më të mira të Kongresit.

Ato janë : çmimi kryesor ju nda punimit me titull : “Performansa e profesionistit mjekësorë – Cfarë ka rëndësi për kënaqësine e pacientit?” , me autor psikologun Fitim Uka nga “Qeap – Heimerer”, Prishtinë, Republika e Kosovës. Ҫmimin për punimin më të mirë e ndau Skender Syla, drejtor i OBSH-së- zyra në Prishtinë.

Me rastin e pranimit të çmimit, Fitim Uka, u shpreh : “Është vërtetë kënaqësi e veçantë për mua që kam qenë pjesë e një konference të tillë ndërkombëtare. Kjo e dëshmon edhe një herë tjetër që në Kosovë ka punë kërkimore-shkencore, që është e krahasueshme me trended globale.
Ndihem i privilegjuar me vlerësimin e komisionit dhe me vendimin e tyre që të vlerësojnë punimin tim  si më të mirin në këtë konferencë. Ky për mua nuk është vetëm një shpërblim, është edhe një përgjegjësi e re që më është dhënë për të ardhmen, që të përfaqësojë vlerat e KISCMOS në gjithë botën”.


Punimet tjera më të mira, ishin : “Evaluimi i praktikave nutricionale në pacientët me diabet”, me autore studenten Elida Sina nga Universiteti Mjekësorë i Tiranës, Republika e Shqipërisë.

“Estetika Dentare”, me autor studentin Albert Maqallara ngaUniverstiteti Shtetëror i Tetovës në Maqedoni.

“Prevlenca e dismenorresë primare tek studentët e Kampusit të Universitetit të Prishtinës” me autor specializantin e Klinikës së Gjinekologjisë Astrit Gashi, nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Repubplika e Kosovës

“Kontraktura e Dupuytren-it nw diabetin melit tip I: Raportim rasti”, me autor studentin Liridon Haziri nga Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” .

Kongresi i radhës mbahet në muajin maj të vitit të ardhshëm .
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)