04 Maj 2024

Për gjashtë muaj në QKUK u realizuan 8.863 operacione

Prishtinë, 25 korrik - Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është prezantuar raporti gjashtëmujor i punës, Drejtori ekzekutiv i QKUK-së, dr. Nijazi Gashi, njoftoi se QKUK në gjashtëmujorin e parë të këtij viti në funksion ka pasur  në funksion 1939 shtretër.

“Për këtë periudhë kohore në QKUK janë realizuar 243.293 ditë mjekimi për pacientë, 43.660 pranime, 8.863 operacione, prej tyre 6.597 me anestezion total.

Janë kryer  4.992 lindje, prej tyre 1.601 lindje cezariane me 5.395 të porsalindur, 13.593 dializa, 135.000 vizita ambulatore, 2.323 rezonanca magnetike, 5.440 CT, 44451 rëntgen dhe 141 radioterapi” potencoi dr. Gashi

Duke folur rreth furnizimit me barna, drejtori ekzekutiv tha se furnizimi me barna nga lista esenciale ka qenë 39%, me citostatikë 31%, me material shpenzues 25%.

Në mesin e sukseseve të këtij gjashtëmujori, ai përmendi funksionalizimin  e plotë të Institutit Onkologjik,  objektin e ri për nevoja të Hemodializës që është investim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe  pritet të lëshohet shumë shpejtë. 

Po ashtu sukses paraqet lëshimi në punë i shërbimit të kardiokirurgjisë, intervenimet në klimatizim dhe rrjetin  e ngrohjes, renovimet në emergjencë, radiologji dhe biokimi.

Ndër problemet dhe sfidat e këtij gjashtëmujori, drejtori ekzekutiv përmendi  furnizimin e  pa qëndrueshëm me barna dhe material shpenzues, buxhetin e limituar, sidomos pas rishikimit buxhetor, procedurat e prokurimit që nuk përshtaten me specifikat në shëndetësi.

Në përgjigje të interesimit të gazetarëve rreth licencimit të Institutit të Onkologjisë, drejtori Gashi shpjegoi se ky institucion është inspektuar disa herë nga Instituti i Mjekësisë së Punës dhe është lëshuar me shkrim dëshmia se nuk ka rrezik nga rrezatimi.

Sa i përket licencimit nga Agjencioni për Mbrojtje nga rrezatimi, ai tha se kjo gjë është në procedurë e sipër. 

I pyetur rreth mungesës së insulinave, ai shpjegoi se ka pasur për një kohë të shkurtër mungesë të tyre dhe tani është duke u bërë furnizimi me to, por jo në sasi të kërkuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)