08 Maj 2024

PD siguron donacion me pajisje mjekësore në vlerë 114 mijë euro

Prishtinë, 20 mars - Partia e Drejtësisë, përmes aktivistëve të saj në diasporë ka arritur të sigurojë një donacion me pajisje infrastrukturore shëndetësore. Dhuruesit e këtij donacioni në vlerë 114 mijë e 250 euro janë ‚‘‘Asociacioni Humanitar i Drejtësisë‘‘ në Zvicër dhe bashkatdhetari Qamil Isufi.

Në këtë donacion që iu dhurua Spitalit të Gjakovës dhe Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, përfshihen këto pajisje:

-  Dyzetë e pesë (45) karrike mjekësore.

-  Pesë  (5) shtretër mjekësor.

-  Dy paketa veshëmbathje medicinale (për 120 persona).

Drejtori i Spitalit të Gjakovës, Haxhi Kamberi, me këtë rast ka falenderuar donatorët, duke thënë se për këtë spital çdo pajisje mjekësore është e nevojshme, pasi që nevojat janë shumë të mëdha.

Ministri Ferid Agani e çmoi lart këtë akt bamirësie,  falënderoi dhe shprehu mirënjohje për donatorët në emër të PD-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

“PD-ja është e përkushtuar që të sigurojë edhe donacione të tjera të kësaj natyre me qëllim të ndihmës së sistemit shëndetësor dhe popullit në nevojë dhe njëkohësisht fton të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë për bashkëpunimin në këtë drejtim”, ka përfunduar Agani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)