06 Maj 2024

PD: Industria e Duhanit manipuloi Kuvendin dhe qytetarët e Kosovës

Prishtinë, 5 maj - Deputetët e Partisë së Drejtësisë, Gëzim Kelmendi dhe Jeton Svirca, kanë kundërshtuar ashpër ndryshimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit, respektivisht nenin 9.2, i cili ndalon ekspozimin e duhanit nëpër dyqane.

Gëzim Kelmendi për këtë nismë fajin ia ka hedhur Industrisë së Duhanit, që sipas tij, manipuloi deputetët dhe qytetarët e vendit.

“Implikimi i Industrisë së Duhanit, qoftë legal dhe ilegal kanë bërë që Kuvendi të lajthitet, ka bërë që ky ligj të mos jetë funksional në tërë vendin.\"

\"Nëse jemi për praktikat e BE-së ta rregullojmë si rregullohet në BE. Çdo dyqan shitet duhani dhe me këtë projektligj nuk ndalohet shitja, por vetëm ekspozimi”, ka shtuar Kelmendi.

Edhe deputeti Jeton Sivrca, ka potencuar se ndryshimi i këtij neni do të rrezikonte edhe në tej shëndetin e qytetarëve të vendit, dhe si i tillë është i papranueshëm për Partinë e Drejtësisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)