02 Maj 2024

Paralajmërojnë fillimin e ndërtimit të Spitalit të Ferizajt

Ferizaj, 18 qershor - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, prof. Dr. Ferid Agani u prit sot në Ferizaj nga kryetari i kësaj komune, Agim Aliu.

Gjatë këtij takimi midis Ministrit Agani dhe kryetarit të Ferizajt , Aliu, u diskutua për shëndetësinë në komunën e Ferizajt, me theks të veçantë për nevojën që në këtë qytet të ndërtohet Spitali i përgjithshëm, i cili me shërbimet shëndetësore do të ishte në shërbim të rreth dyqind mijë banorëve të Ferizajt dhe komunave përreth.

Ministri i Shëndetësisë Agani ka theksuar në këtë takim se Ferizaj e meriton një spital të ri me cilësi të shërbimeve shëndetësore dhe në këtë drejtim, ai tha se Ministria e Shëndetësisë përkrah nisjen e ndërtimit të spitalit, i cili do të ngrihet më fonde të Ministrisë së Shëndetësisë, të komunës së Ferizajt dhe të donatorëve.

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu e ka mirëpritur dhënien e sinjalit të gjelbër nga Ministria që të niset me përgatitjet për ndërtimin e këtij spitali dhe bëri të ditur se komuna e Ferizajt ka ndarë një lokacion për këtë qëllim.

Në këtë takim u dakordua që të ketë një mobilizim të mirë të Ministrisë dhe autoriteteve lokale të komunës së Ferizajt, që bashkë me donatorët, të bëhen përgatitjet që themeli i spitalit të Ferizajt të vihet në shtator.

Ministri Agani, i ka uruar gjithashtu qytetarët e Ferizajt për festën e çlirimit të kësaj komune dhe në këtë takim, ku kanë marrë pjesë edhe drejtorët e institucioneve lokale shëndetësore dhe deputeti i kësaj komune në Kuvendin e Kosovës, Ilmi Reçica, është biseduar edhe për reformën shëndetësore që ka filluar në vend, e cila është mirëpritur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)