07 Maj 2024

Operohen pacientët e parë me kardiokirurgët nga Shqipëria

Prishtinë, 23 maj - Ekipi  mjekësor i kardiokirurgëve  nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nga Tirana, në bashkëpunim me ekipin  mjekësor  të QKUK-së, kanë realizuar operacionet e para në kardiokirurgji.

Ky bashkëpunim është fryt i marrëveshjes së lidhur ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, përkatësisht ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Nga fillimi i bashkëpunimit kanë përfituar dy pacientët e parë që   janë operuar në shërbimin e kardiokirurgjisë në QKUK.

 Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr.  Ferid Agani, me këtë rast tha se ky është fillim i konkretizimit të bashkëpunimit ndërmjet shëndetësisë së Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

“Ky bashkëpunim vjen pas  takimit të dy qeverive në Prizren dhe pas vizitës së Ministrit së Shëndetësisë së Shqipërisë, Ilir Beqja,  ky është hap në drejtim të ndërtimit  të shërbimit kombëtarë të kardiokirurgjisë” u shpreh Z. Agani.

Sipas tij, 2 pacientët që janë operuar, nuk kanë pasur nevojë të trajtohen në institucione tjera private, apo jashtë vendi, por me sukses të plotë janë operuar në QKUK.

“Është   themel  i bashkëpunimit afatgjatë, i lidhur mes dy ministrive, dy shërbimeve,  do jetë bashkëpunim  sistematik, do ketë programe të rregullta operative në QKUK, në shërbimin  kardiokirurgjisë tonë çdo dy javë  me një program të caktuar, do të nënkuptojë edhe trajnimin e kuadrit tonë” tha Z. Agani.

Në anën tjetër, Z. Qemajl Minxhozi, Ambasador i Republikës së Kosovës në Shqipëri, tha se  dy operacionet e realizuara janë vetëm nisma e bashkëpunimit.

“Janë dy intervenime  simbolike  që hapin trasenë e  një rrugëtimi që do të nis nga shtatori i këtij viti, që Shqipëria me ekspertizë, me mjekë specialistë,  me bashkëpunim me mjekët e Kosovës  të pasojë me nisma tjera mes dy dikastereve”, u shpreh Z. Minxhozi.  Sipas tij, janë 6 institucione nga Shqipëria që pritet të bashkëpunojnë me ato nga Kosova.

Prof. Dr. Ali Rifatllari, kardiokirurg dhe Rektor i  Universitit të Mjekësisë në Tiranë, tha se  është ndërtuar udha  të bashkëpunimit, por do të punohet akoma në bashkëpunim.

“Ndjeva  kënaqësi të veçantë, po realizoja një ëndërr që kisha dikur, edhe në Kosovë të zhvillohet kardiokirurgjia,  gjeta kushte të mira të sallave operative dhe atyre të reanimacionit, salla të nivelit evropian. Ky është  mesazh që kemi një qendër të rikonstruktuar mirë të nivelit evropian, jo vetëm  mjekët shqiptarë,  por edhe i huaj do të kishte nderë të punonte”, theksoi Rifatllari. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)