28 Prill 2024

Oda e Stomatologëve zgjodhi nënkryetarët e saj

Prishtinë, 16 dhjetor - Kuvendi i Odës së Stomatologëve të Kosovës, me propozim të kryetarit të saj dhe me votim nga anëtarët e këtij Kuvendi,  zgjodhi sot dy nënkryetarët e saj: Edmond Dragusha dhe Bylbyl Reçica: i pari përfaqësues nga sektori publik shëndetësor, kurse i dyti nga sektori privat shëndetësor.

Në pjesën e parë të Kuvendit të Odës së Stomatologëve mori pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë, Dr. Imet Rrahmani , i cili përgëzoi komunitetin e stomatologëve të Kosovës për zgjedhjen e organeve të Odës së tyre.

Ministri Rrahmani tha se dëshiron që të zgjedhurit në organet e Odës së Stomatologëve të jenë përfaqësues serioz dhe sa më energjik nga komuniteti i stomatologëve, që do të jenë në gjendje t’i çojnë para proceset shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e Odës së Stomatologëve të përcaktuara nga Ligji për Odat e Profesionistëve Shëndetësor.

“E di që keni sfida në këtë proces, edhe të natyrës teknike, por do të bashkëpunojmë që t’i zgjidhim ato në drejtim të funksionalizimit të Odës dhe pavarësisë së saj të plotë”, tha Ministri Rrahmani.

Është me rëndësi, theksoi ai,  që Odat e profesionistëve shëndetësor t’i marrin përgjegjësitë e tyre dhe gradualisht edhe kompetencat, me qëllim të funksionalizimit të plotë të tyre.

“Do ta përkrahim këtë proces dhe do të bashkëpunojmë në mënyrë të sinqertë”, u tha Ministri Rrahmani anëtarëve të Kuvendit të Odës së Stomatologëve të Kosovës.

Kurse kryetari i kësaj Ode, dr. Kujtim Shala, ka kërkuar para anëtarëve të Kuvendit angazhim maksimal, pasi që puna në Oda, tha ai, “nuk ka privilegje, por përgjegjësi”.

Kuvendi i Odës së Stomatologëve, do të zgjedh në këtë takim edhe Këshillin Drejtues dhe Këshillin Mbikëqyrës si dhe do të përcaktojë anëtarët nga Odat që do të marrin pjesë në Bordet dhe Komisionet në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)