29 Prill 2024

Oda e farmacistëve zgjodhi këshillin drejtues dhe mbikëqyrës

Prishtinë 11 shtator - Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK), mbajti sot në Prishtinë Kuvendin e Konstituimit të organeve të saj: dy nënkryetarëve, Këshillit Drejtues, Këshillit Mbikëqyrës, anëtarët për participim të bordeve dhe komisioneve për hartimin e statutit dhe rregullimin e punës të Odës së Farmacistëve.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës Ferid Agani i cili ka theksuar se OFK pritet të jetë organi kryesor i komitetit farmaceutik që numëron mbi 1 000 farmacistë te licencuar dhe si organizatë aq sa ka të drejta ka edhe përgjegjësi për rregullimin e sektorit farmaceutik.

”Oda farmaceutike do të jetë gjenerator i proceseve rregullative në këtë sektor” tha ministri Agani, duke shtuar se hyrja në fuqi e Ligjit të Sigurimeve në vitin që vjen do të jetë faktorë i rëndësishëm në rregullimin e sistemit shëndetësor kosovar.

Pas një procesi transparent të votimit nga ana e delegatëve të kuvendit, anëtarë të Këshillit Drejtues  të Odës së Farmacistëve janë zgjedhur:  Ismajl Shurdhaj, Naim Morina, Kadri Bytyqi dhe Xhenita Pudrimqaku-Hoxha.

Kurse anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës janë zgjedhur: Florina Berisha, Shqipe Gashi, Rexhep Hasani, Betim Ramadani dhe Agon Hoti.

Me propozim të Kryetarit të OFK-së, Zehadin Gashi, nënkryetar të odës janë emëruar Armend Jashari dhe Arsim Halili. Në këtë Kuvend Pune janë zgjedhur edhe anëtarët e Odës që do të participojnë në borde dhe komisione të MSH-së dhe që do të marrin pjesë në komisionin për hartimin e statutit dhe rregullores së punës së Odës së farmacistëve.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)