27 Prill 2024

OBSh vlerëson progresin në shëndetin mendor në Kosovë

Gjenevë, 19 gusht - Sipas një raporti të ri publikuar sot nga ana e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Gjenevë ku zë vend të merituar edhe Kosova, kjo organizatë thekson progresin e arritur në reformën e shëndetit mendor në Kosovë.

“Shërbimet e shëndetit mendor janë të organizuara  në shtatë rajone brenda Kosovës. Koordinimi i përgjithshëm është dhënë nga njësia e shëndetit mendor në Ministrinë e Shëndetësisë (MSH). Funksionet kryesore të Njësisë për shëndetin mendor përfshijnë administrimin, mbikëqyrjen, monitorimin dhe zhvillimin e politikave."

"Në Kosovë, shërbimet e shëndetit mendor në të gjitha nivelet mbeten një organizim i vetëm administrativ, që ka linjën e vet buxhetore, sistemin e raportimit, dhe mekanizmat monitoruese…”,  thuhet në fillim të raportit, të titulluar: Emergjencat humanitare: mundësi për një fillim të ri dhe ofrim të shërbimeve të qëndrueshme të shëndetit mendor.

Në këtë raport theksohet se Kosova, duke filluar nga një model i kujdesit spitalor pas konfliktit të vitit 1999, më tej ka ngritur një sistem të kujdesit shëndetësor të shëndetit mendor në komunitet.

Tarik Jasarevic, zëdhënës i OBSH-së  ka deklaruar për agjenci të  lajmeve se “në ketë raport të publikuar sot nga OBSH në Gjenevë , vend të konsiderueshëm i jepet edhe situatës shëndetësore në Kosovë, sidomos shëndetit mendor’Raporti vë në dukje më poshtë në pjesën për Kosovën: se pas konfliktit, ndryshimet e shpejta politike kanë gjeneruar një mundësi për reforma në Kosovë ne sferën e sistemit të shëndetit mendor. 

Një task- forcë, thuhet në raport, ka krijuar një plan të ri strategjik për të udhëhequr dhe koordinuar përpjekjet. “Sot, secili nga shtatë rajonet e Kosovës ofron një gamë të gjerë të shërbimeve të shëndetit mendor bazuar në komunitet”,  theksohet në raport.

Më tej në këtë raport përmendet se Kosova ka përjetuar dhunën dhe konfliktin (1999) të cilat kulmuan me veprime ndërkombëtare dhe tranzicionin e qeverisjes nga Kombet e Bashkuara (OKB) dhe ky ndryshim i shpejtë dhe me interes krijoi një mundësi për të reformuar sistemin e shëndetit mendor në Kosovë.

Raporti thekson në tej se krijimi i një Task- Force për shëndetin mendor,  ka zhvilluar një plan strategjik të shëndetit mendor për të udhëhequr përpjekjet e mëtejshme. Ky plan strategjik ka mundësuar forcimin e shërbimeve të bazuara në komunitet dhe në të njëjtën kohë ka mundësuar eliminimin e formës së trajtimit të sëmurëve mendor në formë të tipit të mbyllur, duke i integruar klientët në komunitet.

Raporti, gjithashtu, thekson se organizatat e shumta që u morën me shëndetin mendor dhe organizatat e tjera psiko-sociale, si dhe qeveritë  donatore të pranishme në Kosovë, me projekte i kontribuan reformës së shëndetit mendor.

Raporti thotë se secili nga regjionet e Kosovës ofron shërbime të bazuara në komunitet dhe pavarësisht nga sfidat e vazhdueshme, reforma po ecën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)