06 Maj 2024

OBSh: Virusi i poliomelitit, emergjencë ndërkombëtare

Gjenevë, 6 maj - Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur përhapjen globale të virusit të poliomelitit në vitin 2014 emergjencë ndërkombëtare.

Kjo organizatë shprehet se përhapja ndërkombëtare e virusit sivjet është një ngjarje e jashtëzakonshme dhe po bën thirrje për reagim të bashkërenduar ndërkombëtar.

OBSh-ja ka regjistruar 68 raste deri në fund të prillit, nga 24 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kameruni, Pakistani dhe Siria paraqesin rrezikun më të madh të mbartjes së virusit në vende të tjera.

OBSh-ja rekomandon që vendet e prekura të sigurojnë që të gjithë banorët dhe vizitorët afatgjatë të vaksinohen para se të udhëtojnë dhe të pajisen me dëshmi vaksinimi. (

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)