29 Prill 2024

OBSh: Rritet numri të semurëve më kancer

Prishtinë, 4 shkurt - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani mori sot pjesë në organizimin e shënimit të Ditës Botërore të Kancerit, nga  Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh), Zyra në Prishtinë, në  bashkëpunim me Bordin Kombëtar për Kontrollin e Kancerit të Kosovës, (BKKK), me ç’rast u bë publikimi i qëndrimit të OBSH-së mbi scriningun me mamografi”.

Ministri Rrahmani tha se kanceri është një problem që po sfidon mbarë botën, përfshi edhe vendet më të zhvilluara. Organizime të tilla janë të mirëseardhura dhe vlerësojë se kontribuojnë në ngritjen e vetëdijes së popullatës dhe të organizimit të punëve në mes nesh, që rezultatet të jenë të suksesshme, shtoi Ministri.

“Publikimi nga OBSh, i qëndrimit mbi scriningun me mamografi, vjen në kohën e duhur për ne, ne presim përkrahje të vazhdueshme nga të gjitha organizatat tjera, ngase kapacitetet tona janë të pamjaftueshme për të luftuar të vetëm kancerin”, tha Ministri Rrahmani.

“Por, megjithatë janë bërë punë të mira nga ana e MSh-së në këtë drejtim, veçanërisht me themelimin e Bordit për Kontroll të Kancerit, me punën e të cilit është arritur të regjistrohen edhe të dhënat për sëmundjen e kancerit në Kosovë”, përfundoi Ministri Rrahmani.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë dr. Naser Ramadani, ka thënë se Instituti është pikë shtytëse në proceset që po ndodhin për luftën kundër kancerit, duke bashkëpunuar me të gjitha organizatat që operojnë në Kosovë.

Shefi i Zyrës së OBSh-së në Prishtinë, Dr. Skender Syla, tha se shënimi i ditës botërore të kancerit shërben për të gjithë ne për te bërë thirrje për fuqizimin e programeve që kanë për qëllim parandalimin, zbulimin e hershëm si dhe trajtimin efektiv te rasteve te kancerit.
 
“Të dhënat e OBSh-së dëshmojnë për numrin në rritje të rasteve të kancerit. Sot në botë vlerësohet se çdo vit raportohen rreth 14 milion raste të reja të kancerit si dhe mbi 8 milion vdekje” tha dr. Syla.
 
Dr. Syla duke bërë me dije se mbështetja e OBSh-së për MSh-në do të vazhdojë edhe në të ardhmen, tha se “slogani i ditës botërore të kancerit për vitin 2015, “Kanceri, nuk është përtej nesh” niset nga një qasje proaktive dhe pozitive duke nënvijëzuar se zgjidhjet ekzistojnë dhe ato janë në mesin tonë”.

Dr. Elvis Ahmedi, kryetar i Bordit Nacional për Kontrollin e Kancerit, ka bërë thirrje për vetëdijesim të popullatës dhe të profesionistëve shëndetësor për scriningun respektivisht raportimin e tyre. 

Prezantimin e publikimit Qëndrimi i OBSh-së mbi Ssriningun me Mamografi e bëri dr. Sami Uka, ku ndër të tjera tha se  “jemi të bindur se mbështetja e fuqishme e rekomandimeve të dhëna në dëshmitë e shumta shkencore (të përmbledhura në fund të dokumentit), bashkë me përshkrimin e procesit të plotë të zhvillimit të këtyre rekomandimeve është siguri e mjaftueshme për besueshmërinë, zbatueshmërinë dhe efektshmërinë e tyre”.

“Prandaj, besojmë se ky dokument do t’u shërbejë para së gjithash dhe më tepër se kujtdo tjetër Bordit Kombëtarë për Kontrollin e Kancerit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, për planifikimin dhe dizajnimin e programeve të mundshme të skriningut të kancerit të gjirit në Kosovë” ka thënë dr. Uka .

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)