04 Maj 2024

OBSH pro ilaçeve të patestuara kundër ebolës

Gjenevë, 13 gusht - Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se është etike që t\'u jepen pacientëve me ebola barna të patestuara në përpjekje për të frenuar shpërthimin më të rëndë ndonjëherë të kësaj sëmundjeje, që po përhapet në Afrikën Perëndimore.

Agjencia e OKB-së tha të martën se përdorimi i barnave të tilla duhet të bëhet me \"pëlqimin e informuar, lirinë e zgjedhjes, dhe konfidencialitetin e vetë personit.\"

Organizata organizoi dje një debat me këtë temë. Zyrtarët liberianë thanë ndërkohë se presin që së shpejti të marrin një ilaç eksperimental nga një kompani amerikane për të trajtuar dy mjekë të infektuar me Ebola.

Ilaçi, i quajtur ZMapp, nuk është testuar se sa i sigurtë është tek njerëzit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)