28 Prill 2024

OBSH: Prerjet cesariane edhe pse të panevojshme, janë në rritje

Prishtinë, 5 shkurt - Në fillim të një serie tryezash tematike mbi shëndetin e nënës dhe fëmijës, organizuar nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me  Zyrën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Prishtinë, sot u mbajt tryeza tematike mbi shkallën e rritur të lindjeve me prerje cesariane.

Në emër të Ministrisë së Shëndetësisë foli, dr. Merita Vuthaj ,Udhëheqëse e Div. për SHNF/SHR ku tha se është një rritje e dukshme e lindjeve me prerje cezariane prej viti në vit, dhe marrë parasysh rrezikun është vërtet një problematikë që na shqetëson dhe duhet që së bashku të punojmë për zvogëlimin e lindjeve të tilla.

Shefi i Zyrës së OBSh-së në Prishtinë, dr. Skender Syla, tha se përkundër se kemi një ulje të vdekshmërisë së foshnjave në Kosovë, fakti se është duke u rritur numri i lindjeve me prerje cesariane, na bënë që ne të diskutojmë se ku jemi dhe ku dëshirojmë të jemi, sa i përket këtij fenomeni.

“Andaj ne, bashkërisht duhet të implementojmë në spitalet tona, rekomandimet e dalura nga ky takim duke u mbështetur në faktet e argumentuara nga eksperti gjatë prezantimit, me qëllim të uljes së prerjes cesarina e të panevojshme”, tha dr. Syla.

Dr. Myrvete Paçarada, tha se njëra nga arsyet e rritjes së lindjeve me prerje cesariane, është mungesa e vetëdijes dhe informimit të mjaftueshëm për nënat, rrezikun që ka prerja cesariane përkundër lindjes normale.

Dr. Petr Velebil konsulent i OBSh-së, para të pranishmëve prezantojë hulumtimet e bazuara shkencore dhe statistikat mbi lindjet me prerje cezariane, të vendeve Evropiane si dhe arsyet që sjellin vendimin për prerje e jo për lindje normale.

Ndër të tjera dr. Velebil tha se është e rëndësishme që profesionistët shëndetësorë t’i përmbahen profesionalizimit, parimeve mjekësore dhe rekomandimeve të OBSH-së që dalin duke  u mbështetur në hulumtimet shkencore të bazuara, e assesi të mos bien nën ndikimin e presionit të familjes dhe nënave, të cilët nuk janë në dijeni të mjaftueshme për rrezikun dhe komplikimet që sjellin prerjet cezariane”.

Në fund të takimit nga të pranishmit, që kryesisht ishin ekspert të gjinekologjisë, u përmblodhën rekomandimet, për të cilat do të punohet vazhdimisht në implementimin e tyre, siç janë: ngritja e kapaciteteve profesionale përmes trajnimeve (Kujdesi efektiv perinatal, alrm kursi etj), vetëdijesimi i popullatës për shtatzëninë dhe procesin e lindjes, klasifikimi i standardizuar i indikacioneve për lindje me prerje cezariane, hartimi i protokolleve klinike si dhe vlerësimi specifik i punës në institucione shëndetësore dhe organizim më i mirë i punës dhe përgjegjësive brenda institucioneve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)