27 Prill 2024

OBSH: Pak rrezik për përhapjen e ebolës në Europë

Gjenevë, 9 shtator - Drejtoresha e Zyrës Rajonale për Europën në Organizatën Botërore të Shëndetësisë Zsuzsanna Jakab u shpreh të mërkurën se mundësia që virusi i ebolës të përhapet në Europë është shumë e vogël dhe një mundësi e tillë mund të parandalohet.

Jakabi vuri në dukje megjithatë që, duke pasur parasysh qarkullimin e njerëzve ndërmjet vendeve të prekura afrikane dhe vendeve europiane, raste sporadike të të prekurve nga virusi i ebolës në Europë janë të pashmangshme.

Zyrtarja e shëndetësisë shtoi se ekziston rreziku që njerëzit të infektohen nga ebola pasi të kontaktojnë me të prekurit, por ky rrezik mund të ulet nëpërmjet masave të rrepta parandaluese.

Europa është plotësisht e përgatitur për të përballuar ethet hemorragjike virale, përfshirë ato nga ebola, vuri në dukje drejtoresha e Zyrës Rajonale për Europën në Organizatën Botërore të Shëndetësisë Zsuzsanna Jakab.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)