29 Prill 2024

OBSH: Njerëzit duhet të konsumojnë më pak sheqer

Gjenevë, 6 mars - Fëmijëve nuk duhet t’ju jepen pije të gazuara, pasi përmbajnë sasi të rrezikshme sheqeri, thonë specialistët e shëndetit në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Po ashtu, ata i paralajmëruan të rriturit se duhet të hanë deri në gjashtë lugë të vogla sheqer në ditë për të parandaluar obezitetin, sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet e tjera serioze.

Graham MacGregor, një kardiolog londinez tha: “Sheqeri i shtuar është një pjesë e panevojshme e dietës sonë, i cili kontribuuon në obezitet, në diabetin e tipit II dhe në prishjen e dhëmbëve.\"

\"Ne i kemi ditur rreziqet e sheqerit për vite të tëra, por ende nuk është bërë diçka me rëndësi. Rekomandimet e reja janë thirrje për të marrë masa duke e detyruar industrinë të reduktojë sasinë e madhe të sheqerit të shtuar në pije dhe produkte të tjera ushqimore.”

OBSh tha se kriza është rritur nga sheqeri i shtuar në ushqimet dhe pijet e përpunuara, si kosi, drithërat e gatshme, salcat, pijet e gazuara, lëngjet dhe ëmbëlsirat.

Një tas me drithëra përmban dy lugë sheqer, një çokollatë gjashtë lugë, ndërsa disa ushqime të gatshme kanë më tepër se tetë.

Prodhuesit duhet të ndryshojnë produktet e tyre. Rregullorja e re do të diskutohet nga specialistët  mjekësorë parapara se të publikohet versioni final.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)