07 Maj 2024

OBSH ndez alarmin për ‘kancerin’ në nivel global

Gjenevë, 4 shkurt - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëron se në nivel global, kanceri është duke shënuar rritje “në shkallë alarmuese”.

Ky trup thotë se qeveritë e botës, duhet të shfrytëzojnë më mirë vaksinat dhe politikat e shëndetit preventiv publik në luftën kundër kancerit, meqë trajtimi i sëmundjes ende nuk është parandalues.

Kërkimet e fundit tregojnë se raste të reja me kancer janë shtuar për afërsisht 14 milion raste brenda vitit 2012.

OBSH thotë se normat e kancerit po shtohen shpejt në vendet në zhvillim në kontinentin e Afrikës, Azisë dhe Amerikën Qendrore dhe Jugore.

Sipas OBSH-së, kanceri ka prekur edhe shtetet më të pasura.
Në vitin 2010, kostoja ekonomike nga kjo sëmundje, llogaritet të jetë rreth 1.16 bilion dollarë.

OBSH ndërkaq shton se përpjekjet për të ulur normat e obesitetit dhe pirjes së duhanit, janë ndër mënyrat më të mira për të ulur shkallën e kancerit në nivel global.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)