28 Prill 2024

OBSH kërkon më shumë specialistë për të luftuar Ebolën

Gjenevë, 13 shtator - Drejtuesja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë se në Afrikën perëndimore nevojitet personel më i specializuar për të luftuar epideminë e ebolës.

Dr. Margaret Chan tha sot në një konferencë për shtyp në Gjenevë se numri i të vdekurve nga sëmundja ka arritur në 2400 vetë, ndërsa numri i rasteve të diagnostikuara në 4784 vetë.

Ajo shtoi se specialistët që po përpiqen të pengojnë përhapjen e infeksionit kanë mungesa nga më elementaret, që nga veshjet mbrojtëse, laboratorët portativë e deri tek qeset për të mbështjellë trupat e viktimave.

Por problemi më i madh, tha ajo, është mungesa e personelit të kualifikuar për të luftuar këtë sëmundje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)