03 Maj 2024

OBSH e shqetësuar për përhapjen e MERS-it

Gjenevë, 18 qershor - Organizata Botërore e Shëndetësisë ka mbledhur përsëri Komitetin e Emergjencave në lidhje me shpërthimin e MERS-it në Korenë e Jugut.

Keiji Fukuda, ndihmës-Drejtor i Përgjithshëm për Sigurinë Shëndetësore, thotë se MERS ende nuk përbën një emergjencë të shëndetit publik, në nivel ndërkombëtar.

Numri i të vdekurve nga virusi ka rritur në 20 në Korenë e Jugut, u bë e ditur të mërkurën.

Kwon Jun-wook, kreu i ekipit menaxhues të MERS-it në Korenë e Jugut deklaroi se të gjitha infeksionet e fundit janë të lidhura me pajisjet e kujdesit shëndetësor në vend.

\"Tetë raste të tjera me MERS janë konfirmuar, duke e çuar numrin e të prekurve në 162. Deri tani 20 vetë kanë vdekur dhe 19 të tjerë kanë dalë nga spitali. Ndërsa 132 pacientë i janë nënshtruar trajtimit mjekësor . \"

Ndërkohë, autoritetet shëndetësore çeke njëftuan të mërkurën se rasti i dyshuar si i prekur nga MERS-i nuk është infektuar nga ky virus. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)